Sinqeriteti, sfida e genjeshtareve profesioniste

15/10/2009 16:50

Sinqeriteti eshte sekreti i suksesit. Nese meson se si te shtiresh sikur je i tille, ia ke dale.

Dhe kjo formule duket se eshte e perhapur shume kohet e fundit ne “talk show”-et e sotem, tek te cilet mbizoteron pjesemarrja e politikaneve. Dhe keta te fundit dihet se genjeshtren e “kane ne gjak”.

Dhe nese akuza ndaj tyre eshte ajo tradicionalja: “Ti genjen!”, interesi i publikut eshte te zbuloje genjeshtren.

Megjithate te vertetes nuk mund t’i shpetosh pasi eshte vete trupi i njeriut qe zbulon mashtruesin nepermjet nje levizje te syve, gjesteve te fytyres apo dridhjeve te lehta te zerit.

Nga turpi (shikimi poshte) tek sikleti (shikimi anash) dhe nervozizmi (dhembet kafshojne buzet), treguesit e emocioneve jane universale.

Sfida e “genjeshtareve” te sotem profesioniste eshte se si te arrijne te zoterojne trupin e tyre, nderkohe qe detyra jone mbetet te kuptojme nese jane aq te sinqerte sa duken.

Top Channel