Pensionistet e punesuar, me te shendetshem

15/10/2009 14:20

Semuren me pak personat qe vijojne te punojne part-time edhe pas daljes ne pension.

Sipas nje studimi, amerikanet jane produktive edhe ne kete moshe nese punesohen me orar te shkurtuar. Te dhenat e kerkimit jane publikuar ne revisten «Occupational health psychology» te American Psychological Association.

Kerkimi thekson se puna mban ne gjendje te mire edhe shendetin mendor. Kush vazhdon te punoje ka nje nivel psikologjik 31 perqind me te larte se te tjere bashkemoshatare qe qendronin ne shtepi.

Megjithate benefitet ndihen tek personat te cilet punen e kane kenaqesi dhe ky proces nuk i kalon ne stermundim. 

Te dalesh ne pension i ben mire shendetit? Varet nga cilesia e punes. Nese gjate gjithe jetes njeriu eshte lodhur nga puna e rende, pensioni per te eshte nje clirim, nje qetesim dhe clodhje.

Ndaj ata qe dalin ne pension dhe kane mundesi te punojne, mire eshte qe te bejne dicka qe i pelqen pa u stresuar dhe pa kaluar ne lodhje te tepruar.

Top Channel