Femije te ngjashem me VIP-at? Ja zgjidhja

15/10/2009 18:05

Nje banke spermatozoidesh e krijuar rreth 30 vjet me pare ne Kaliforni, ka vendosur te shfrytezoje imazhin e VIP-ave per te fituar sa me shume te holla.

“Califonia Cryobank” e cila shet spermatozoide, tashme ka menduar qe te ofroje edhe spermatozoide te marre nga donatore te ngjashem me njerez te artit apo politikes. Prinderit e ardhshem mund te zgjedhin nje femije te ngjashem me Brad Pitt, apo Russell Crowe, por ndoshta edhe nje femije sportiv si Ben Affleck.

Ata duhet vetem te vendosin gishtin mbi njeriun e ngjashem me artistin dhe me pas gjithcka garantohet nga banka. Sipas ligjit, donatoret mbeten anonime dhe prinderit nuk kane te drejte t’i takojne. Gjithashtu, banka ka nje klauzole qe nuk lejon hedhjen ne gjyq nese femija nuk do te ngjaje me aktorin apo politikanin e preferuar.  

Top Channel