Arktiku nuk do te kete me akull

15/10/2009 15:30

Oqeani Arktik brenda pak vitesh nuk do te kete me akull ne periudhen e veres.

Lajmin e ka bere te ditur raporti i fundit i “UK-based Catlin Arctic Survey” dhe “World Wildlife Fund” (WWF), i cili eshte bazuar ne kerkimet mbi trashesine e akullit ne Arktik.

Shkencetaret parashikojne se brenda 20 viteve mbulesa e akullit do te zhduket perfundimisht gjate muajve te ngrohte.

Kerkimet te cilat jane kryer ne maj te ketij viti, u drejtuan nga ekploruesi britanik Pen Hadow.

Ai dhe skuadra e tij kane mbedhur te dhena ne menyre manuale duke germuar akullin dhe shenuar trashesine e tij ne pjesen veriore te detit Beaufort.

Ata zbuluan se ne krahasim me vitet e shkuara, trashesia e lendes se akullit kishte ardhur duke u holluar.

FOTO GALERI
1/7

Top Channel