“Kloni†i Shtepise se Bardhe del ne shitje
15/10/2009 15:55
Si Shtepia e Bardhe nuk ka tjeter ne bote? Kush mendon keshtu gabohet pasi “kloni” i baneses ku jeton familja presidencial amerikane, ndodhet edhe ne Atlanta te Georgia-s.
Pronari i saj eshte ndertuesi i sukseshshem Fred Milani me origjine iraniane. Por ajo cka perben me shume lajm eshte se ai e ka nxjerre shtepine ne shitje per shkak te krizes financiare. Cmimi fillestar i shtepise “presidenciale” eshte 9.98 milione dollare, por nuk perjashtohet mundesia qe ofertat e shumta te rrisin kuoten.
Do arrije Fred te perfitoje me shume nga banesa e tij? Kjo varet nga shkalla e ngjashmerise qe banesa ka me rezidencen ku aktualisht jeton Barack dhe Michelle Obama me dy vajzat e tyre.
Top Channel