SHBA, Obama krahasohet me Hitlerin

14/10/2009 13:30

Disa e akuzojne si nje lider qe timonin e pret shume majtas, ndersa disa te tjere shume djathtas.

Ne nje kohe qe ligji i ri per shendetesine i presidentit Obama po kalon neper te gjitha institucionet e vendit me sukses, kreu i Shtepise se Bardhe cilesohet si nje njeri me prirje naziste. Per dike, Barack eshte si Adolf Hitleri. Ne nje fushe golfi te nje qyteze ne Massachusetts eshte shkruar emri i Obamas si simbol i nazizmit.

Ky gjest ka vene ne levizje pozicine e shtetit por edhe sherbimet sekrete kane nisur nje hetim. Disa perfaqesues te klubit te golfit ne Lakeville nje mengjes kane shkuar ne fushe por ne terren kane gjetur te shkruar krahasimin qe i behet presidentit me Hitlerin. Shkrimi ze nje siperfaqe 3×3 metra.

“Nuk e dime menyren si e kane realizuar nje gje te tille por problemi me i madh eshte si ta heqim”, u shpreh menaxheri i klubit. Disa punonjes jane perpjekur ta fshijne mesazhin duke perdorur spraj me ngjyre jeshile, por nuk ia kane dale mbane.

Top Channel