Lulja, gruaja qe lan makinat ne lavazh

14/10/2009 19:15

Lulja nuk eshte nje grua e zakonshme, ajo ka zgjedhur te beje nje pune jashte natyres femerore. Nga mengjesi deri ne mbremje ate e gjen tek lavazhi prane shtepise.

Ajo na tregon se kete pune e ka zgjedhur nga halli.

“Ne shtepi kisha probleme keshtu qe mu desh te filloja pune”, thote Lulja.

Shume nga klientet qe lajne makinen vijne kastile tek Lulja, pasi sipas tyre, ajo i lan makinat per merak.

“Me pelqen puna e saj pasi e ben seriozish”, thote nje klient.

Tani kjo pune Lules nuk i ben pershtypje, por fillimi nuk ka qene i lehte. “Ne fillim ishte e veshtire, por tani u mesova”, thote ajo.

Ka tre femije te vegjel per te cilet nuk mund te perkujdeset pasi i duhet te punoje nga mengjesi deri ne darke.

“Ne shtepi vete ne mbremje vone, kam vetem vajzen qe me ndihmon me femijet e tjere”, thote ajo.

Te afermit e saj thone se eshte nje grua me karakter te forte dhe per kete ka lene kujdesin ndaj vetes dhe femijeve per te nxjerre buken e gojes.

“Kam deshire qe te rrije prane femijeve, por nuk e kam mundesi”, thote Lulja.

Basheshorti i saj nuk gjendet asnjehere ne shtepi, pasi eshte ne kerkim te nje pune. Por burri i shtepise eshte Lulja e cila mban familjen e saj.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel