Kaliforni, miratohet ligji anti paparac

14/10/2009 02:40

Guvernatori i Kalifornias, Arnold Shvarzeneger ka firmosur nje ligj te ri anti paparac.

Ligji i firmosur nga ish “Terminatori” permban masa te ashpra ndaj te gjithe fotografeve qe shkrepin aparatin ne menyre te paligjshme, deri ne 50 mije dollare gjobe.

Kundravajtje do te quhen te gjitha veprimet qe ndermerren gjate periudhes kur njerezit Vip zhvillojne aktivitete familjare dhe private. Ligji hyn ne fuqi ne muajin janar te vitit te ardhshem.

Top Channel