Flutura, shitesja e heshtur e trotuarit perballe

14/10/2009 18:55

Mes vjeshtes, rrugeve urbane te Tiranes, shqiptaret i ruhen renies se lire te geshtenjave te egra dhe te tejbera.

Kuptohet jane kembet e zogjve mbi peme, shkaktaret e shiut te geshtenjave.

Keto fruta te vogla stinore ne variantin geshtenje e bute, vijne nga fshatrat e Shkodres, drejt e ne zgaren levizese te nene Flutures.

“I pjek avash-avash dhe nuk i le te digjen”, thote ajo.

50 vjecarja e njohur nga tiranasit per artizanatin e pjekjes se misrave dhe geshtenjave, e nis punen ne mengjes ne oren 9.

“Me aq sa kam, i pergjigjem femijeve te mi. Per turp nuk e kam”, thote ajo.

“Shpesh me ze edhe ora 11 e nates”, thote Flutura.

Teksa pershendet miqte e saj qe kalojne ne rruge, mban mashen e zeze ne dore dhe perzjen geshtenjat.

“I pelqejme shume dhe vijme shpesh”, thote nje kliente e perditshme.

Nene Flutura eshte nje gjyshe e lumtur dhe meraklie. Mbesa e saj ka lindur ne Greqi nen peshen mesatare, ne muajin e peste te shtatzenise se te bijes. Ky eshte cekani qe rreh cdo dite brenda nje shpirti te ndjeshem.

“Ka lindur para kohe dhe e kam me probleme, e kam ne Greqi dhe nuk e kam pare qe ta di realitetin, pasi djali nuk m’i tregon te tera se mos behem merak”, thote Flutura.

Fytyra i eshte rreshkur nga vuajtjet e jetes, por kursesi nuk ka turp te shese ne trotuar. Ajo veshtron e qeshur dhe pertej dhimbjes u flet me ze te embel bleresve.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel