Gati si ne skenat e filmit “Beqari”, ne Korene e Jugut u mblodhen mijera nuse. Por ndryshimi kete here qendronte ne faktin se secila prej tyre kishte dhendrin me vete, per t’u lidhur ne martese nga themeluesit i Kishes se Unifikimit.

Ceremonia fetare shenon dhe nje nder martesat me masive e jane zhvilluar ne bote.

Per priftin 89-vjecar Sun Mjung Mun kjo ndoshta do te jete e fundit ceremonite qe ai kryen. Te pakten 20 mije njerez u mblodhen ne Asan, teksa ne te njejten kohe po aq vete lidheshin ne martese ne ceremoni te ngjashme por ne Shtete e Bashkuara te Amerikes, Brazil, Venezuele e te tjere.

Edhe vete themeluesi i Kishes se Unifikimit festonte 50-vjetorin e marteses se tij.Ai eshte kritikuar gjithnje sepse me kishen e tij ndjek praktika kultesh fetare jonormale, si lidhja ne martese e njerezve qe e takojne per here te pare njeri-tjetrin pikerisht ne diten e dasmes.

Ceremonia ndiqet nga nje periudhe e detyrueshme njohjeje 40-ditore, perpara se cifti te jetoje se bashku.

Mun i vetshpallur Mesia thote se ishte 15 vjec kur Krishti e thirri per t’i kerkuar te vazhdonte punen e paperfunduar dhe keshtu me 1954 ai themeloi Kishen e Unifikimit.

Top Channel