" /> ">

Mberrijne hartat me ‘pamje reale’

08/10/2009 11:25

Nje grup kartografesh ka vendosur qe te paraqese harten “e deformuar’ te botes ne baze te te dhenave te brendshme te nje shteti.

Ne Toke jetojne rreth 7 miliarde persona. Projeksionet e reja tregojne ne menyre mbreselenese, se ku popullsia e planetit grumbullohet me shume dhe se ku kemba e njeriut nuk shkel.

Ekipi i Worldmapper vjen me kete risi qe do te ndihmoje shume studiuesit per vezhgime dhe kerkime te tyret.

Dy vite me pare ekipi britanik solli hartat ‘e deformuara’ me te dhena per njerezit e prekur nga HIV,numrin e femijeve, viktimave te permbytjeve, konsumatoreve te alkoolit, lindjeve, semundjeve, grave drejtuese e nje seri detajesh te tjera.

Kesaj radhe kerkuesit e Universitetit te Sheffield ne Britanine e Madhe kane gjeneruar 200 harta te reja te jashtezakonshme.

“E kemi ndare boten ne 37 milione pjese te vecanta. Secila prej tyre ilustron shperndarjen gjeografike te popullsise, vendet me te pasura me nafte, vendet ku njerezit jetojne me 10 dollare ne dite, vendet me pasurite me te medha nenujore e shume detaje te tjera”, shpjegon kerkuesi Benjamin Hennig.

FOTO GALERI
1/4
Ja burimet ujore

Top Channel