SHBA, pas 50 vjetesh gjen te atin ne internet

05/10/2009 10:40

“Shpresa vdes e fundit”. Nuk behet fjale thjesht per nje shprehje qe na ndihmon shpesh here ne momente te veshtira kur nuk arrijme te gjejme zgjidhje per t’u dhene drejtim problemeve tona.

Kjo fjali vlen me shume se per kedo tjeter per shtetasen 62 vjecare nga Florida, Marquita Johnson, e cila pas me shume se 50 vjetesh kerkime ka gjetur babain e saj. Fale internetit ajo ka kontaktuar me te atin, te cilin nuk e kishte pare qe ne moshen 6 vjecare. Edhe pse para 25 vjetesh ajo u njoftua nga nje polic se babai i saj kishte vdekur, Marquita hoqi dore.

Gjate nje kerkimi ne bibilioteke per te ndertuar pemen e saj familjare, 62 vjecarja mesoi nepermjet te dhenave te databazes amerikane “Social Security Death Index” se emri i babait te saj nuk figuronte. Pasi shkoi ne shtepi, bashkeshorti nguli kembe se nese emri i tij nuk gjendej ne ate arkiv, atehere ai nuk kishte vdekur. Pas pak kohesh Johnson hyri ne kontakt me te atin nepermjet internetit.

“Pasi e njoha ngriva dhe nuk arrija te beja asgje. Nuk arrija ta besoja. Fytyra e tij kishte ngelur e njejte si ajo qe une kisha ne mendje”, shprehet 62 vjecarja. Babai i saj aktualisht eshte 90 vjec, jeton ne shtetin e Maryland dhe eshte ne gjendje te mire shendetesore.    

Top Channel