Alabama, gjykatesi akuzohet per abuzime me te denuarit

05/10/2009 10:20

Mund te ndodhe qe shpesh here per shkak te pozitave, dikush te perfitoje nga posti per te perfituar sherbime “seksuale” por qe kjo mund te kishte ndodhur me nje gjykates, pakkush do ta shkonte ne mendje.

Nje ish gjykates ne Alabama do dale para ish kolegeve te tij per shkak te akuzave te ngritura nga konteja Mobile pasi ai akuzohet per marredhenie seksuale me te denuar meshkuj, te cileve u premtonte ulje denimi.

Thomas u largua nga detyra ne vitin 2007 pasi u akuzua se urdheronte te denuarit te hiqnin rrobat ne zyren e tij private. Nga ana e tij, ish gjykatesi mohon akuzat. Avokati i tij thote se eshte viktime e mashtrimeve pasi shume njerez nuk duan nje afro-amerikan ne gjykaten e Alabamas.

Por kunder ish gjykatesit jane 15 deshmitare, te cilet u shprehen te gatshem te deshmojne kunder tij per abuzime seksuale. Thomas i ka cilesuar perhere takimet me te burgosurit si “biseda” per te futur kriminelet ne rrugen e drejte…por drejtesi ai mesa duket nuk ka vendosur dhe nga drejtesia rrezikon 20 vjet heqje lirie.

Top Channel