Letra e shtypur kerkon qe te dale nga kriza e renies se numrit te lexuesve dhe e publicistikes.

Ndaj botuesit, sidomos te gazetave perpiqen me te gjitha menyrat qe ta spostojne punen e tyre edhe drejt mediave te ndryshme, ne koherence me zhvillimin e teknologjise. Ndaj pothuajse cdo gazete ka faqen ne internet te saj, titujt i lexohen qe ne mengjes neper televizione dhe radio me qellim qe shitja te mos kete renie.

Japonezet, te cilet njihen per shpikjet e tyre gjeniale, nuk kane qendruar duarkryq ndaj edhe kete here kane sjelle dicka te re.

“Sharp” ka prezantuar linjen e re te televizoreve “Acquos”, duke bere nje marreveshje te rendesishme eksperientale me nje te perditshme shume te njohur japoneze “Mainichi Shimbun”, qe do t’i lejoje lexuesve japoneze ne modelin e ri te televizorit te lexojne te perditshmen japoneze drejtperdrejt ne ekranin e televizorit.

Leximi i te perditshmes eshte i mundur qe prej ores 5:30 te cdo mengjesi. Perdoruesi mund te arrije vetem nepermjet telekomandes qe te kete gazeten e tij ne shtepi pa qene nevoja t’ia sjellin me poste, te ndeze kompjuterin apo te shkoje te dyqani poshte shtepise per ta blere ate.

Vetem me ane te telekomandes imazhi mund te zmadhohet, ndersa artikujt mund t’i degjoje audio fale nje teknologjie te re, sinteze vokale e mundshme vetem ne kete lloj televizori.

Top Channel