Facebook, anketa ndaj Obames, nis hetimi

29/09/2009 00:35

Nje sondazhi i perhapur ne forme kuizi ne rrjetin social Facebook ku kerkohej nje pergjigje per pyetjen “A duhet vrare presidenti Obama?”, ka vendosur ne pune zyrat hetimore ne SHBA.

Hetimi i ndermarre do te kryhet nga agjente te sherbimeve sekrete, te cilet jane edhe pergjegjes per sigurine e zyrtareve te larte te Shtepise se Bardhe.

Anketimi eshte mbyllur vetem 24 ore pas publikimi te tij ne Facebook, megjithate kjo nuk ka ndikuar ne vendimin e agjenteve te sherbimeve sekrete per te nisur hetimet.

Nderkaq nje zedhenes i Facebook ka perjashtuar lidhjet mes rrjetit dhe sondazhit si dhe ka pohuar se veprimi eshte ndermarre vetem nga nje individ.

Top Channel