28-vjecarja: Tronditja ime nga gripi i derrit

29/09/2009 19:00

Lajmi i transmetuar ne fillim te gushtit se edhe nje 28-vjecare ishte prekur nga gripi i derrave e ka tronditur shume vajzen e re, nje prej rasteve me kete virus ne vendin tone.

“Tani e kam kaluar shqetesimin e madh, pasi gjendja ime eshte permiresuar. Ne fund te korrikut deri ne fillim te gushtit pata simptoma te njejta me gripin. Gjendja ime ishte statike per dite te tera me radhe,ndaj m’u desh qe te shkoja ne spital per te kryer analizat. Atje rezultove me gripin e rrezikshem”, tregon vajza, identiteti i se ciles mbahet i fshehur.

Nje prej doktoreve te spitalit Infektiv tregon pas dyshimeve te lindura u vertetua se vajza ishte e prekur nga virusi i rrezikshem.

28-vjecarja tregon se pasi mori vesh lajmin e vuajti psikologjikisht, duke qene se media pasqyronte cdo dite rastin ne fjale.

“Me thane qe duhet te shkoja ne spital dhe duhet te isha shume e kujdesshme. Me shume e tronditur isha kur e mora vesh lajmin se isha e prekur nga gripi, sesa gjate kohes kur isha ne kulmin e tij”, thote vajza.

Nga ana tjeter mjeku thote se jane interesuar per rastin, per ta pare nga afer se ne c’gjendje ishte pacientja, e cila u trajtua me mjekime specifike.

Si kjo paciente mund te kete shume te tjere te prekur nga virusi i rrezikshem A H1N1, i cili eshte ende midis nesh dhe mund te godase ne cdo moment.

FOTO GALERI
1/1

Top Channel