Hidhet drite mbi kafken e Hitlerit

28/09/2009 10:30

Kafka e cila mendohej se ishte e Adolf Hitlerit, i perket nje gruaje. Perfundimi ka dale pas nje testi te ADN-se te kryer mbi ato qe mendohej se ishin mbetjet e diktatorit.

Sipas “Sun”, per 64 vjet librat e historise kane shkruar se Hitleri, 56 vjec ne ate kohe, qelloi veten ne koke ne bunkerin e tij pasi kishte pire nje pilule cianuri.

Me pas kufoma e tij u dogj pjeserisht dhe u varros jashte bunkerit. Ushtria e Kuqe zhvarrosi ate qe mbeti nga trupi i tij dhe e coi ne Rusi.

Ne 1970 KGB-ja kerkoi qe mbetjet e gjetura te digjeshin perfundimisht, duke shpetuar pjeserisht vetem kafken dhe nofullat.

Me pas nje arkeolog amerikan, Nick Bellantoni mori leje per te analizuar keto mbetje dhe pasi kreu analizat e ADN-se, ka zbuluar se kafka jo vetem qe i perket nje gruaje, por eshte edhe me e re se Fuhrer.

Kafka mund te jete e te dashures se re te Hitlerit, Eva Braun, por nuk perjashtohet mundesia qe t’i perkase nje personi te trete.

“Mund te jete kushdo, pasi nuk ka asnje prove qe Braun te kete qelluar veten apo te jete vrare”, tha Bellantoni.

Ne vitin 2000 Moska ka ekspozuar per here te pare ne histori te gjithe eshtrat e gjetura ne bunkerin e Hitlerit, perfshire edhe mbetjet e analizuara.

Top Channel