Gjiganti i lojrave elektronike, Nintendo ka vendosur te marre masa. Pas uljes se cmimit te platformave te tjera per videolojra, si PS3 dhe X-Box360, tani ka ardhur njoftimi edhe nga kjo kompani.

Diten e djeshme grupi japonez ka bere te ditur se cmimi per Nintendo WII do te ulet me 50 dollare ne Shtetet e Bashkuara, duke shkuar keshtu ne 200 usd.

Shkurtimi do te preke edhe vete Japonine, nderkohe qe vendeve te kontinentit te vjeter do t’u duhet te presin edhe pak.

Top Channel