Klitschko-Areola sterviten bashke

24/09/2009 15:40

Boksieri Ukrainas Vitali Klitschko do te mbroje titullin e tij te “World Boxing Council” kunder rivalit meksikano-amerikan, Kristobal Areola ne nje ndeshje ne “Steples Center” qe mund te jete pika kulmore e viteve te fundit ne kete sport.

Dueli mes ukrainasit dhe rivalit latin mund te jape spektakel njesoj si sfida e Klitschko me britanikun Lenox Lewis ne vitin 2003.

Pergatitja e tyre per duelin e 26 shtatorit kete here ka qene ne nje menyre te vecante, pasi te dy boksieret jane stervitur ne nje vend ne Kaliforni. Vendi qe zgjodhen boksieret eshte nje prej pikave qe terheqin me shume turiste ne Oqeanin Paqesor.

 

Top Channel