Juli eshte nje nene e re 33 vjecare e divorcuar prej 5 vjetesh. Jeton me te birin dhe prinderit duke zgjedhur nje jete te vecante dhe ndryshe nga shume nena te tjera.

“Mendoj qe cuni rritet i lumtur tek nje familje e lumtur. Eshte me mire kur ka harmoni ne familje. Ndihem shume e plotesuar dhe mendoj se nuk me mungon asgje”, shprehet Juli qe kerkon te harroje plotesisht martesen e deshtuar.

Zyrat e Rally Albania jane ndalesa me e gjate e Julit ku ajo eshte e punesuar dhe ku kalon pjesen me te madhe te dites mes posterave dhe te pasionuarve pas ketij sporti.

“Pasditeve takohem me njerez, me garues dhe nganjehere them pse dita kaq pak ore”, shprehet Juli. Me pas ajo shkon ne kopshtin e djalit, Gerit, ku kalon nje kohe te gjate me te. “Nje puthje e Gerit me ben qe te harroj gjithcka”, shton nena e re, e cila jeton ne harmoni me njerezit qe e rrethojne.   

FOTO GALERI
3/4

Top Channel