Diella Sokoli, 16 muaj ne gjume…

22/09/2009 18:55

Prej 16 muajsh, Diella Sokoli ka rene ne gjendje kome duke mbyllur ne nje dhome edhe bashkeshortin e saj, Pellumbin.

“Aksidenti ndodhi ne qershor te vitit 2008 afer komisariatit te Shkodres. Gjate rruges u perball me nje makine qe drejtohej nga nje person ne gjendje te dehur”, shprehet Pellumbi. Ai rron me shpresen se gruaja e tij do zgjohet nje dite.

E lan e pastron e perkedhel. Pellumbi ka 16 muaj qe nuk e shkel pragun e shtepise. Ai e pa per here te fundit Shkodren kur pesoi aksidentin. Diella eshte nje rast i vecante sepse merr fryme pa ndihmen e aparaturave. “Ushqehet, merr lengje por nuk del nga koma”, pohon Pellumbi. Dita e Pellumbit nuk eshte si ajo e nje njeriu te zakonshem pasi shtrati i tij nuk eshte normal, ku mund te vesh koken.

“Kur eshte e qete une shkoj ne krevat dhe pushoj ndonje ore. Kam dy femije dy djem qe jane ne nje moshe te re, te pamartuar dhe deri tani kam arritur te jetoj edhe me ndihmen e vellezerve”, shton Pellumbi. Kjo familje ka pesuar nje fatkeqesi para 8 vjetesh pasi djali me i madh Fatbardhi humbi jeten ne nje aksident.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel