Dy gjermanë bëjnë “shaka” në Luvër, ngjisin dy piktura me shirit pranë Mona Lizës, por… përfundojnë në komisariat
Disa shtepi ne nje lagje te Nju Jorkut jane bastisur nga skuadrat speciale te FBI-se ne kuader te nje hetimi kunder terrorizmit.
Agjentet federale, te ndihmuar nga policia lokale, filluan ekzekutimin e disa urdher-arresteve per disa te kerkuar qe banonin ne Kuins.
Burime qe kane preferuar te ruajne anonimatin kane deklaruar per mediat amerikane se bastisjet u bene pas nje misioni mbikeqyres te kryer nga agjentet federale, te cilet do te japin sqarime ne Kongres per operacionin e zhvilluar.
Nderkohe, zedhenesi i Departamentit te Policise se Nju Jorkut, Paul Browne konfirmoi per “Associated Press” se hetimet mbi te kerkuarit u zhvilluan nga nje task force e perbere nga agjente te anti-terrorit.
Ndersa “New York Times”, qe citon nje zyrtar te vjeter te forcave te rendit, shkruan ne edicionin e saj on line se autoritetet nuk kishin zbuluar ndonje plan terrorist, por dyshonin mbi aktivitetet e nje grupi personash qe frymezoheshin nga ideologjia e Al Kaedes.
Top Channel