Rusia, marreveshje me Osetine dhe Abkhazine

15/09/2009 14:10

Eshte firmosur sot ne Moske marreveshja mbi bashkepunimin ushtarak mes Rusise dhe dy rajoneve separatiste te Gjeorgjise, Abkhazia dhe Osetia e Jugut.

Moska ka njohur pavaresine e dy rajoneve pas luftes se gushtit te kaluar me Tbilisin.

Pakti, i nenshkruar nga ministri rus i Mbrojtjes Anatoli Serdiukov dhe nga homologet e tij te dy republikave te pavarura, do te zgjase 49 vjet me mundesi zgjatjeje dhe parashikon hapjen e bazave ushtarake.

Top Channel