Odierno: SHBA rrezikojne te harrojne Irakun

15/09/2009 09:45

Komandanti i trupave amerikane ne Irak, gjenerali Ray Odierno ka deklaruar se eshte i shqetesuar nga mundesia qe ky vend mund te harroet duke qene se vemendja eshte perqendruar ne Afganistan.

Ne nje interviste per BBC, Odierno eshte shprehur se numri i trupave ne Irak duhet te mbetet i pandryshueshem derisa te zhvillohen zgjedhjet, qe do te mbahen ne janar te vitit te ardhshem.

Ai ka sugjeruar se ne Irak ekziston rreziku i perkeqesimit te situates se sigurise dhe ka theksuar deshiren e tij per “t’i dhene fund asaj qe nisem”.

Shtetet e Bashkuara kane derguar 130 mije trupa ne Irak, qe eshte pothuajse dyfishi i trupave qe ndodhen ne Afganistan. Numri i tyre pritet te zbrese ne 50 mije ne te njejten periudhe te vitit te ardhshem.

“Ne kemi shpenzuar shume para ketu. Kemi shpenzuar shume jete, si SHBA ashtu edhe Britania. Keshtu qe ne kemi nje mundesi te cilen duhet ta shfrytezojme”, ka deklaruar Odierno.

Top Channel