Obama: Jo pakete tjeter stimuluese per ekonomine

15/09/2009 01:30

Presidenti i Shteteve te Bashkuara te Amerikes, Barak Obama eshte shprehur kunder nje plani te dyte stimulues per ekonomine.

Ne nje emision televiziv ne nje nga televizionet e SHBA-se shefi i Shtepise se Bardhe deklaroi se po ndjek me vemendje dhe perqendrim maksimal zhvillimet ne tregun financiar dhe se eshte krejtesisht kunder nje pakete te dyte fiskale per te ndihmuar ekonomine.

Obama gjate fjalimit ne Wall Street pak kohe me pare kishte shpjeguar arsyet dhe masat e ndermarra nga administrata e tij ne kuader te nje vjetorit te nisjes se recesionit me te madh ekonomik amerikan dhe boteror qe pas asaj te viteve 1930.

Top Channel