Kina: Jo, takimit Obama-Dalai Lama

15/09/2009 11:25

Kina eshte shprehur kunder nje takimi te mundshem mes presidentit amerikan Barack Obama dhe liderit shpirteror tibetian Dalai Lama.

Qendrimin e Pekinit zyrtar e ka shprehur ne nje konference per shtyp zedhenesja qeveritare, Jiang Yu.

Obama, i cili do te vizitoje Kinen ne nentor, ka derguar nje nga emisaret e tij per te takuar Dalai Lamen ne Dharamsala te Indise.

Nga ana tjeter, lideri tibetian do te vizitoje Shtetet e Bashkuara ne tetor, per here te pare qe kur Obama u zgjodh president.

Top Channel