Irak, “kepucari” i Bush u torturua ne burg

15/09/2009 11:05

Gazetari iraken qe u be i famshem ne te gjithe boten pasi leshoi kepucet e tij ndaj presidentit amerikane George W. Bush, eshte torturuar gjate kohes qe ka qendruar ne burg.

Lajmin e ka bere te ditur vellai i gazetarit, Uday al-Zaidi ne nje interviste per edicionin on line te prestigjozes amerikane “Times”.

Gazetari Muntazer al-Zaidi me 14 dhjetor te vitit 2008 qelloi me kepuce presidentin Bush, por ky i fundit arriti t’i shmangej te dyja kepuceve duke ulur koken.

Me pas, i arrestuar dhe i gjykuar, ai u denua fillimisht me tre vjet burg, qe me vone u reduktuan ne 1. Lirimi i tij pritej te behej diten e djeshme, por u shty per motive te paqarta.

Top Channel