Afganistan, Obama: Nuk do te jete nje tjeter Vietnam

15/09/2009 17:40

Afganistani nuk do te jete nje tjeter Vietnam. Ky eshte premtimi i presidentit amerikan, Barack Obama, duke komentuar ne nje interviste ne “New York Times” dhe ne “CNBC”, artikujt e disa opinionisteve qe keshillonin presidentin se mund te pesonte te njejtin fat te Lyndon Johnson, administrata reformatore e te cilit u perfshi nga tragjedia e luftes ne vitet 60.

“Duhet te mesojme nga gabimet e te shkuares, edhe pse cdo moment historik eshte i ndryshem”, eshte shprehur Obama.

“Nuk duhet kaluar nga i njejti lume dy here. Keshtu Afganistani nuk do te jete nje tjeter Vietnam”, shtoi kreu i Shtepise se Bardhe.

Top Channel