Obama ne “Wall Street” per paketen financiare

14/09/2009 11:05

Presidenti Barak Obama shkon sot ne “Wall Street”, distriktin e njohur financiar te Nju Jorkut. Shefi i Shtepise se Bardhe zhvendoset ne Nju Jork,  per t’i kerkuar Kongresit te miratoje paketen e propozuar me rregulla te reja per sistemin financiar.

Presidenti zgjodhi ta mbaje fjalimin pikerisht ne piken ku nisi kriza ekonomike nje vit me pare, kur u rrenua banka e njohur e investimeve “Lehman Brothers”. Shtepia e Bardhe do t’u kerkoje kompanive te menjanojne investimet e rrezikshme dhe te mbeshtesin rregulla qe do te ndihmonin bizneset per te shmangur kriza ne te ardhmen.

Paketa e propozuar nga Obama ka hasur ne kundershtimet e disa lobeve ne Senat. Pika me e kundershtuar eshte ajo per krijimin e nje agjensie vezhguese per  marketingun e produkteve financiare.  

Top Channel