“Nuk ka hezitim”, urdhri i Trump për Ngushticën e Hormuzit, Marina amerikane autorizohet të qëllojë anijet iraniane
“Administrata amerikane fiks nje vit me pare mori vendime te veshtira por te nevojshme”.
Keshtu eshte shprehur presidenti amerikan Barack Obama duke folur ne Wall Street, nje vit pas falimentimit te bankes gjigande “Lehman Brothers” per shkak te krizes ekonomike globale.
“Jemi perpjekur te bejme te pamunduren, duke ndihmuar jo vetem bankat por te gjithe personat e perfshire nga kriza. Puna jone vazhdon dhe une nuk do te jem i kenaqur derisa te gjithe qytetaret amerikane te kene nje pune”, ka deklaruar Obama.
Shefi i Shtepise se Bardhe ka perfituar nga rasti per te bere thirrje qe reforma e sistemit financiar te miratohet brenda vitit.
“Po kthehemi ne normalitet, nuk do te kthehemi mbrapa krahasuar me vendimet e gabuara qe shkaktuan krizen me te rendesishme te historise. Duhet t’iu premtojme kontribuesve se gjithe kjo situate nuk do te perseritet me”, ka pohuar Obama.
Me tej presidenti amerikan eshte shprehur optimist per riperteritjen e ekonomise, por ka paralajmeruar se do te duhet kohe.
“Kemi filluar te kthehemi ne normalitet, por do te duhet ende kohe”, ka shtuar Obama ne takimin me kreret e finances amerikane.
Top Channel