Itali, Fini: Mos kini frike nga emigracioni

14/09/2009 17:00

“Nuk duhet te kemi frike nga emigracioni dhe nuk duhet te dyshojme mbi mundesine e nje integrimi te vertete te komuniteteve te huaja”.

Keshtu ka deklaruar kryetari i Dhomes se deputeteve te Parlamentit te Italise, Gianfranco Fini, i cili ka vizituar rajonin e Abrucos, i cili pak kohe me pare u trondit nga nje termet i rende.

Fini ka bere nje krahasim te emigracionit te sotem me ate italian te viteve me pare ne Shtetet e Bashkuara.

“Komuniteti yne pertej oqeanit eshte i rendesishem. Kush eshte nisur vite me pare nga keto male sot ka depertuar ne nivelet me te larte te politikes dhe ekonomise se SHBA”, ka pohuar Fini.

Ne kete vizite, zyrtari italian shoqerohej nga homologia Nancy Pelosi, nje amerikane me origjine italiane.

Top Channel