Irak, neser lirohet gazetari qe goditi Bush-in

14/09/2009 12:05

Gazetari irakian qe u be i njohur ne mbare boten pasi goditi me kepuce ish presidentin amerikan, Xhorxh W Bush, do lirohet diten e neserme. Pas 9 muajsh te kaluar ne burg, Muntadar al Zaidi, do shijoje lirine.

Per gjestin qe futi ne histori, gazetari u denua me 3 vjet heqje lirie, por denimi i tij u ul ndjeshem per sjellje te mire. Lirimin e Muntadar al Zaidi e kane kerkuar vazhdimisht shume shoqata gazetaresh nderkombetare por edhe organizata joqeveritare qe veprojne ne Irak.  

Muntadar al Zaidi e goditi presidentin amerikan gjate nje konference per mediat ne Bagdad, por per fat te mire Xhorxh W Bush perdori reflekset e tij per t’i shpetuar kepuces se gazetarit.

Top Channel