Indonezi, Aceh miraton “ligjin e gurit”

14/09/2009 17:55

Provinca indoneziane e Aceh ka miratuar nje ligj te ri qe ndeshkon te rinjte qe kryejne vepra penale me goditje me gure deri ne vdekje.

Ligji ne fjale parashikon gjithashtu ndeshkime te renda per perdhunimet, homoseksualizmin, konsumimin e alkoolit dhe kumarin.

Kundershtaret e ketij ligji jane perpjekur ta shtyjne miratimin per shkak te ndeshkimeve kapitale qe u jep shkelesve.

Ligji “Sharia” u paraqit pjeserisht ne Aceh ne vitin 2001, si pjese e nje oferte te qeverise per te qetesuar rebelet separatiste.

Nje marreveshje paqeje e arritur ne vitin 2005 i dha fund luftes 30 vjecare te rebeleve, shume prej te cileve kane hyre ne qeverine e provinces, ku gezojne edhe autonomi nga qeveria ne Xhakarta.

Ligji u miratua anunimisht nga parlamenti rajonal i Aceh, beri te ditur nje deputet i ketij institucioni.

Top Channel