France, bie popullariteti i Sarkozy

14/09/2009 16:05

Nje sondazh i kryer nga instituti “Viavoice” dhe i publikuar nga gazeta “Liberation” tregon se popullariteti i presidentit francez Nicolas Sarkozy po vjen ne renie.

Kreu i shtetit gezon 44 per qind te simpatizanteve, 4 pike me pak se shifra e regjistruar ne muajin gusht.

Sipas te njejtit sondazh, 58 per qind e francezeve vleresojne se Sarkozy nuk ka vepruar mire me vendimet e marra kunder krizes ekonomike.

Ndersa ne nje ankete tjeter, te kryer nga instituti “BVA-Absoluce”, 52% e te intervistuarve vleresojne se presidenti e ka menaxhuar mire situaten.

Top Channel