Juventus, tjeter fitore kryeqytetase

13/09/2009 10:05

Juventus arrin fitoren e trete rresht dhe te dyten ne stadiumin “Olimpico” te Romes duke gjunjezuar kete here skuadren e Lazio-s.

Ferrara ka udhehequr bardhezinjte ne fitoren 2-0 te arritur me shume veshtiresi nga “Zonja e Vjeter”. Pas nje pjese te pare shume me te mire per kryeqytetasit te cilet shenuan edhe nje gol te rregullt qe u anulua nga gjyqtari, pjesa e dyte foli me shume per miqte. Ka qene debutuesi Caceres qe realizoi ne minutan e 72-te golin e pare, ndersa Trezeguet dyfishoi ne minutat shtese.

Nje lajm i keq vjen per Ferraren pasi braziliani Diego doli me barrele ne pjesen e pare. Me kete fitore, Juventus ngjitet ne kuoten e 9 pikeve dhe pret sot ndeshjet e Genoa-s e Sampdorias qe kane mundesi ta barazojne ne krye. 

Top Channel