Italia liron shqiptaren e denuar

13/09/2009 09:20

E denuar me 25 vjet burg per vrasjen e te dashurit te saj disa vite me pare, nje 34-vjecare nga Shqiperia eshte liruar nga drejtesia italiane.

Artine Hyzellari eshte liruar diten e sotme nga Gjykata e Riminit, edhe pse ndaj saj ishte leshuar nje urdher-arresti nderkombetar nga policia shqiptare. Sic ben te ditur media italiane, shqiptarja eshte lene e lire dhe eshte kthyer te bashkeshorti italian. Ajo u vu ne pranga ne momentin qe ishte duke bere muajin e mjaltit me burrin.

Sipas policise se vendit fqinj, ishte po i njejti prokuror qe ne Shkallen e Pare e denoi me 25 vjet burg, i cili tani ka deklaruar se nuk ka prova te mjaftueshme ndaj saj. Kjo ka bere edhe qe ajo te lirohet, pavaresisht nga denimi i formes se prere. E arrestuara Artine Hyzellari, asnjehere nuk i ka pranuar akuzat e ngritura ndaj saj. Ne momentin e arrestimit, ajo ndodhej nen shoqerine e te shoqit 55-vjecar, me iniciale R.C.

Burri, sic u kishte thene me pas karabiniereve, nuk dinte asgje per kushtet e se shoqes. Ne momentin e arrestimit ai kishte mbetur i befasuar, ndersa ajo ishte e qete, dhe kishte thene se nuk kishte bere asgje te keqe. Te dy ishin martuar prej pak kohesh. Autoritetet shqiptare kane leshuar nje urdher-arresti me 18 nentor 2007 nga Gjykata e Korces. 34-vjecarja duhet te vuante denimin me burg prej 25 vitesh, pasi akuzohet per nje vrasje te kryer ne vitin 2005. Ne gjurme te saj kishte rene Interpoli, i cili kishte sinjalizuar me pas karabinieret. Ne momentin e arrestimit, ajo kishte me pak se nje muaj qe ishte martuar ne Itali, por “muaji i mjaltit” iu eshte prishur ne mes nga nje vizite qe nuk e prisnin.

Te pakten dhendri, se nusja dukej e qete ne pamje te jashtme. Prangosja u be me 13 gusht 2008 ne Saludecio. Karabinieret e repartit te Riminit, ne bashkepunim me Interpolin, arrestuan shqiptaren Artine Hyzellari, e shumekerkuar, lindur ne Pogradec, me rezidence ne Itali. Sipas mediave italiane, ajo u la e lire dje, “duke perfunduar nje periudhe ankthi”, sic ka deklaruar 34-vjecarja.

Top Channel