Shperthim ne Kashmirin indian, 4 te vdekur

12/09/2009 16:15

Nje auto-bombe ka shperthyer sot ne Kashmirin indian, duke shkaktuar vdekjen e te pakten tre agjenteve te policise dhe nje civili.

Lajmin e bejne te ditur mediat nderkombetare, sipas te cilave nga shperthimi, i ndodhur ne Srinagar, 10 oficere te tjere kane mbetur te plagosur.

Atentati ka lene paksa te shtangura autoritetet lokale te sigurise, pasi Srinagari kohet e fundit eshte karakterizuar nga nje situate e qete.

Si India, ashtu edhe Pakistani pretendojne se kane Kashmirin nen kontrollin e tyre, duke theksuar se kane luftuar per te.

Top Channel