Kush mendon se Twitter eshte nje shpikje e shekullit XXI e ka gabim pasi ekzistonte qe ne Britanine e para 100 vjeteve edhe pse atehere nuk kishte internet.

Nuk ekzistonte as telefoni, televizori, avioni apo shpikje te tjera, por me siguri ne Britanine e asaj kohe ishte ngritur nje sistem komunikimi shume i ngjashem me blogun amerikan. Ne vitin 1902 doli ne treg kartolina e pare, e cila nga nje ane kishte nje imazh, ndersa nga ana tjeter nje pjese per te shkruar, sigurisht me sasi te kufizuar karakteresh ashtu si edhe Twitter.

Menjehere pas hedhjes ne treg, kartolina siguroi nje sukses te menjehershem duke u bere mjeti me i perdorur per komunikim. Sipas nje studimi te kryer nga universitetet e Lancester dhe Mancester, ky sistem komunikimi nuk ndryshon shume nga ai i epokes dixhitale.

Mes viteve 1902-1910 jane derguar rreth 6 miliarde kartolina, nje mesatare prej 200 per cdo njeri.

Top Channel