OKB, tjeter samit ne Afganistan

05/09/2009 09:15

Kombet e Bashkuara po bejne pergatitjet per organizimin ne fillim te vitit te ardhshem te nje samiti nderkombetar ne Afganistan, ku pritet te diskutohet lidhur me masat per zgjidhjen e problemeve politike dhe ekonomike ne kete vend te shkaterruar nga lufta, deklaruan sot burime zyrtare te OKB-se.

“Samiti do te sherbeje si menyre per te mbledhur bashke qeverine afgane dhe partneret e saj nderkombetare dhe per te diskutuar lidhur me nje axhende te perbashket per Afganistanin ne vitet ne vazhdim”, deklaroi Ari Gaitanis, nje zedhenes i Departamentit te OKB-se per Misionet Paqeruajtese.

Afganistani zhvilloi zgjedhjet presidenciale muajin e kaluar. Rezultatet e para tregojne se prisidenti aktual Hamid Karzai eshte prane sigurimit te nje mandati tjeter, por nderkohe rivali i tij opozitar Abdullah Abdullah ka akuzuar autoritetet per manipulim te votimeve.
 

Top Channel