Izraeli: Kolonizimet do te vazhdojne

05/09/2009 01:55

Izraeli planifikon edhe nje vale tjeter kolonizimi masiv te Cisjordanise perpara se te ndermarre nje vendim per ndalimin e ndertimeve.

Afersisht 2500 ndertime jane planifkuar perpara se te ndermerret miratimi i nje moratoriumi i cili do te ndaloje kolonizimit per nje periudhe kohe te kufizuar.

Vendimi i Izraelit vjen ne momentin qe administrata Obama i ka kerkuar me ngulm ndalimin e ndertimeve hebraike ne Cisjordani si nje nder kushtet kryesore per t’u ulur ne bisedime me palestinezet.

Top Channel