Iraku shton trupa ne kufi me Sirine

05/09/2009 15:55

Autoritetet irakiene kane vendosur shtimin e trupave ne kufirin me Sirine pas akuzave per mbeshtetje ndaj terroristeve qe Bagdadi ia adresoi Damaskut zyrtar.

Iraku kerkoi ekstradimin e dy shtetasve irakiene rezidente ne Siri te cilet dyshohen per nje sere sulmesh me bomba ne Bagdad, por hasi ne kundershtimin e Damaskut i cili i quan akuzat e autoriteteve irakiene si trillime dhe te pabazuara.

Nderkaq per zbutjen e mosmarreveshjeve mes dy vendeve ka nderhyre edhe Turqia pas vizites se ministrit te saj te Jashtem Ahmet Davutoglu ne Bagdad dhe Siri.

Te dyja vendet fqinje kane terhequr perfaqesite e tyre diplomatike dhe per momentin nuk kane marredhenie me njera-tjetren.

Top Channel