Armstrong: Nuk kam qene kurre ne Hene!

05/09/2009 09:00

Kurre mos i beso verberisht asaj qe gjendet ne web; dy te perditshme te Bangladeshit, dy franceze dhe blogje te ndryshme, duhet te kerkonin shume shpejt ndjese pasi publikuan nje lajm fals te marre nga site amerikan i satires “The Onion”.

Kjo gje ndodhi ditet e kaluara dhe lajmi fals kishte te bente me nje ‘citim’ te Neil Armstrong, sipas te cilit zbarkimi ne Hene ka qene i sajuar.

“The Onion” qe prej 20 vjetesh nuk ben gje tjeter vecse publikon lajme te sajuara publikoi nje shkrim me titull: “Komplotisti bind Neil Armstrong se zbarkimi ne Hene ishte i simuluar”. Shkrimi shoqerohej edhe me nje foto ku shihet nje detaj qe ‘zberthen’ kryekeput misterin e ceshtjes.

Ne kurth kane rene “Daily Manab Zamin”, ne Bangladesh, e cila ka shkuar me tej sa kishte publikuar “The Onion”, duke sqaruar nder te tjera: “Neil Armstrong njoftoi ne nje konference per shtyp se eshte i bindur se hapi i tij i pare ne Hene ishte pjese e nje inskenimi te organizuar nga qeveria e Shteteve te Bashkuara” Me tej gjendet edhe citimi i astronautit: “Mendoj se ka qene nje hap i vogel per njeriun, por nje genjeshter e madhe per njerezimin”.

Sa keq ama, si per “Daily Manab” ashtu edhe per te perditshmen tjeter “New Nation” qe nuk e dinin se lajmi ishte publikuar nga revista historike e satires amerikane dhe prej kohesh edhe faqe ne internet plot me lajme te sajuara.

Top Channel