Termet ne Indi, panik mes banoreve

04/09/2009 08:05

Nje lekundje termeti 5.9 balle e shkalles Rihter eshte regjistruar gjate nates ne veri-lindje te Indise, ne zonen kufitare me Birmanine.

Edhe pse demet e lekundjes sizmike kane qene te pakta, banoret, te cilet ishin ne gjum, i perfshiu paniku.

Mijera persona kane dale nga shtepite e tyre duke mbushur rruget.

Specialistet e sizmologjise e konsiderojne rajonin ku u regjistrua lekundja si me te rrezikshmin ne bote nga kendveshtrimi sizmik.

Top Channel