SIDA, zbulohen dy superantikorpe

04/09/2009 17:40

Jane zbuluar dy superantikorpe te reja qe kane nje aftesi te larte per te neutralizuar virusin HIV.

Rezultati eshte publikuar ne “Science Express” dhe i dedikohet nje grupi kerkuesish amerikane te “International AIDS Vaccine Initiative” dhe “Scripps Research Institute”, ne SHBA.

Antikorpet quhen “PG9” e “PG16” dhe, sipas shkencetareve, mund te ndihmojne ne zbulimin e “thembres se Akilit” te virusit duke cuar me pas ne krijimin e vaksines anti-AIDS.

Top Channel