SHBA, te shqetesuara nga qeveria iraniane

04/09/2009 09:25

Shtetet e Bashkuara kane deklaruar se Irani po ben hapa prapa duke caktuar si ministra persona te dyshuar per terrorizem.

Presidenti iranian Mahmoud Ahmadinejad zgjodhi Ahmad Vahidi, i kerkuar nga Argjentina per atentatin ndaj nje qendre fetare izraelite ne vitin 1994, si minister te Mbrojtjes.

Vahidi u mbeshtet fuqishem nga Parlamenti iranian, me 227 vota pro nga 286 deputete gjithesej.

Por nga ana e tyre Shtetet e Bashkuara nuk e kane mirepritur kete vendim, duke e cilesuar zgjedhjen e ministrit te ri si “teper shqetesuese”.

“Irani sot po ben nje hap pas duke zgjedhur si zyrtar nje individ te dyshuar per pjesemarrje ne sulme terroriste”, ka deklaruar Departamenti i Shtetit.

Pervec kesaj ceshtjeje, presidenti amerikan Barack Obama i ka lene afat Teheranit deri ne fund te shtatorit per te rene dakord per zhvillimin e bisedimeve mbi ceshtjen berthamore, ndryshe do te perballet me sanksione me te ashpra.

Top Channel