SHBA lehtesojne kufizimet me Kuben

04/09/2009 08:50

Shtetet e Bashkuara kane lehtesuar kufizimet per kubano-amerikanet qe duan te vizitojne te afermit dhe te dergojne para ne Kube.

Si pjese e ndryshimeve te njoftuara qe ne muajin prill, Uashingtoni ka lehtesuar gjithashtu rregullat per kompanite amerikane te telekomunikacionit qe bejne biznes me Kuben.

Kubano-amerikanet mund te vizitojne te afermit e tyre sa here qe te duan dhe te shpenzojne me shume para.

Sipas Departamentit amerikan te Thesarit, kjo iniciative synon te nxise rritjen e marredhenieve mes familjareve te ndare per shkak te regjimeve.

Top Channel