LA, zjarret kane qene te qellimshme

04/09/2009 09:25

Autoritetet amerikane kane deklaruar se zjarret e medha qe shkaterruan nje siperfaqe te madhe ne veri te Los Anxhelosit jane vene qellimisht.

Per kete arsye policia ka nisur nje hetim, duke marre parasysh edhe faktin se dy zjarrfikes humben jeten teksa luftonin me flaket.

Zjarri dogji rreth 150 mije hektare toke, demi me i madh i shkaktuar ndonje here ne historine e kontese.

Nje numer i madh shtepish u shkaterruan dhe mijera persona u evakuan, nderkohe qe aktualisht zjarret jane ne 38 per qind te fuqise se tyre.

“Pas disa ekzaminimeve shkencore ne vendin e origjines, hetuesit arriten ne perfundimin se renia e zjarreve ishte nje veprim i paramenduar”, ka deklaruar shefja e komandes se sherbimit pyjor, Rita Wears.

Top Channel