Ish i burgosuri i Guantanamos, ne Belgjike

04/09/2009 15:45

Nje ish i burgosur i Guantanamos do te strehohet ne Belgjike. Lajmin e ka bere te ditur Ministria e Jashtme belge e cila nuk ka bere te ditur identitetin e te burgosurit.

“Belgjika ka pranuar kerkesen e Shteteve te Bashkuara te Amerikes per te strehuar nje ish te burgosur te Guantanamos. Ai do te pajiset me nje vize hyrese ne territorin belg dhe do te marre statusin e rezidentit qe do t’i jape mundesine te kete nje vend pune”, thuhet ne nje komunikate te Ministrise se Jashtme.

Ne kete menyre Belgjika po ndihmon presidentin amerikan Barack Obama, synimi i te cilit eshte mbyllja sa me shpejt e burgut ne te cilin ndodheshin me shume se 200 te denuar per terrorizem.

Top Channel