Obama, tjeter gjyqtar per Gjykaten e Larte

03/09/2009 18:05

Presidenti amerikan Barack Obama mund te kete ne te ardhmen mundesine per te emeruar nje gjyqtar tjeter ne Gjykaten e Larte.

Lajmin e bejne te ditur mediat amerikane, sipas te cilave vitin e ardhshem ne organin me te larte gjyqesor te Shteteve te Bashkuara mund te krijohet nje vend vakant.

Kjo pasi gjyqtari John Paul Stevens, qe duke qene 89 vjec eshte me i vjetri ne Gjykaten e Larte, ka punesuar per sesionin 2010-11 vetem nje asistent per daljen e tij ne pension dhe jo 4 sic ishte parashikuar per gjyqtaret aktive.

Top Channel