Kine, 470 persona sulmohen me shiringa

03/09/2009 16:55

Me shume se 470 persona jane sulmuar me shiringa ne Xinjiang te Kines.

Perleshjet kane ndodhur ne Urumqi, kryeqytet i rajonit autonom, mes eksponenteve lokale te komunitetit te ujgureve dhe emigranteve me etni han.

Shiringat, sipas informacioneve te para, kane qene te mbushura me gjak te infektuar me HIV.

Nga 20 gushti qeveria e Xinjiang-ut ka marre denoncime nga ana e qendrave te kontrollit te epidemive, sipas te cilave 476 persona jane sulmuar me shiringa.

Dhuna mes dy komuniteteve kishte shperthyer ne korrik, me nje bilance prej 200 te vdekur dhe 1700 te plagosur.

Ujguret myslimane dhe turqishtfoles kane kerkuar gjithmone autonomi me te madhe nga e Pekinit dhe fundit e diskriminimeve ekonomike ne favor te han-eve.

Top Channel